Mjegull e dendur dhe temperatura deri në -6°C në Kukës, vështirësi qarkullim në Rrugën e Kombit

Temperaturat nën zero dhe mjegulla e dendur kanë krijuar probleme në qarkullimin rrugor në Kukës, veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit. Në qytet, temperaturat kanë zbritur në -2 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore, mbi 800 metra lartësi, termometri ka shënuar deri në -6 gradë, duke shkaktuar ngrica në disa akse rrugore.

Vështirësi në lëvizjen e automjeteve raportohen edhe në Rrugën e Kombit, ku prania e mjegullës ka kufizuar ndjeshëm dukshmërinë. Për shkak të kushteve atmosferike, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të reduktojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë, të përdorin dritat e përshtatshme dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, për të parandaluar aksidentet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top