Mitsotakis: Shpresoj ta zgjidhim çështjen e Belerit në mënyrë miqësore

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pasi u takua me homologun e tij, Edi Rama, u ndal në një prononcim për mediat.

Ai tha se do të flasë me Ramën për t’i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.

“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë çështje ka qenë shumë i qartë. Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.

Mitsotakis merr pjesë në samit për Procesin e Berlinit, që po mbahet në Tiranë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top