Mitingu i Brescias/ LaCivita: Dilni në votime! Shqipëria po humb më të mirët dhe më të mençurit

Amerikani Christopher Lacivita, ish-drejtuesi i fushatës së Donald Trump, ka qenë i pranishëm edhe në mitingun e sotëm që Sali Berisha mbajti me shqiptarët në Brescia të Italisë.

Gjatë fjalës së tij, LaCivita deklaroi se Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë, pasi po humb më të mirët dhe më të mençurit, për mundësi dhe oportunitet që sot vendi ynë nuk i ofron. LaCivita u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës që të votojnë, pasi sipas tij, duke votuar Sali Berishën, kanë mundësinë që të ndryshojnë të ardhmen e Shqipërisë.

LaCivita: Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humb më të mirët dhe më të mençurit. Për mundësi dhe oportuniteti që sot Shqipëria nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vitet e fundit, Edi Rama dhe socialistët i kanë bërë këtë të pamundur. E vetmja rrugë që kjo të ndryshojë është të ngriheni dhe të gjithë të shkoni e të votoni. Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë. Çdo votë ka rëndësinë e vet, por sidomos ata që jetojnë jashtë Shqipërisë,. Ju jeni këtu për të vendosur për të ardhmen tuaj, por edhe të familjes tuaj. Por tani ju keni mundësi që të ndryshoni edhe të ardhmen e Shqipërisë. Në 2024 Donald Trump u bë president i SHBA-së, sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, për numrin 1 për doktor Sali Berishën, ju do ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top