Misteri i vdekjes së Gene Hackman/ Ai u gjet i veshur në kuzhinë, gruaja në banjë

“Për momentin nuk ka detaje që të sugjerojnë për një vrasje”, dhe trupat të cilët “kanë qëndruar aty për të paktën 24 orë, nuk kishin shenja traume”. I pari që dha detaje mbi atë që ndodhi me aktorin Gene Hackman dhe gruan e tij Betsy Arakawa, të gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe të mërkurën pasdite, ishte Sherifi Adan Mendoza, i cili i ishte i pari që konfirmoi lajmin.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje për shkakun e vdekjes apo kohën e vdekjes së çiftit. Ajo që dimë është se të dy janë gjetur në dy dhoma të ndryshme, “pa shenja traume”, dhe tashmë të pajetë prej të paktën 24 orësh. Trupi i Betsy Arakaëa, 63 vjeç, ishte në gjendje dekompozimi me ënjtje në fytyrë dhe mumifikimin në duart dhe këmbët e saj.

Bashkë me ta u gjet i vdekur edhe një nga 3 qentë e aktorit, 95-vjeçar. Janë gjetur të gjallë qentë e tjerë të racës gjermane pastor. Trupat thuhet se u gjetën nga dy punëtorë të mirëmbajtjes, të cilët thanë se nuk i kishin parë për rreth dy javë. Kur mbërritën ata thanë se “dera e hyrjes ishte e hapur” dhe sipas hetuesve nuk kishte asnjë shenjë thyerje me forcë.

Sherifi Mendoza shtoi se nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasjeje brenda shtëpisë. Për rastin është hapur një hetim. Për momentin nuk përjashtohen pistat, “vrasje, vetëvrasje, vdekje aksidentale apo nga shkaqe natyrore”.

Elizabeth Jean Hackman, vajza e aktorit, tha për TMZ se beson, edhe pse jo e sigurt, se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë thithja e tymit toksik. Sipas familjes, të dy vdiqën nga helmimi me monoksid karboni.

Nga rrëfimi i Sherif Mendozës bëhet e ditur se bashkë me policinë pasditen e së mërkurës në vendngjarje kanë qenë edhe agjentë të kompanisë së gazit dhe zjarrfikës. TMZ theksoi se “zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë raportuar se nuk kanë parë asnjë shenjë të rrjedhjes së monoksidit të karbonit apo helmimit”.

Një detektiv tha në një deklaratë se ai besonte se vdekja ishte “mjaftueshëm e dyshimtë për të bërë një kërkim dhe hetim të plotë”. Sipas deklaratës së tij, gruaja u gjet “e vdekur në banjë, me sobën e lëvizur, me shishen e pilulës të hapur dhe me pilula të shpërndara rreth saj, ndërsa burri ndodhej në një dhomë të veçantë të banesës dhe nuk kishte shenja të dukshme të rrjedhjes së gazit”.

Sipas rindërtimit të ngjarjes detektivi mendon se gruaja mund të ketë rënë “befas në tokë” duke lëvizur sobën. Aktori u gjet “në kuzhinë, i veshur plotësisht, me syzet e diellit pranë trupit”, kjo është arsyeja pse hetuesit besojnë se dhe ai mund të humbur jetën papritur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top