Miqtë e Leonardo DiCaprio kundër lidhjes me Gigi Hadid

Jeta e dashurisë së Leonardo DiCaprio është shpesh në titujt kryesorë të lajmeve, por zakonisht ndodh sepse ai ka një të dashur të re që është shumë më e re në mosh se ai.

Këtë herë, 48-vjeçari po bën bujë pasi miqtë e tij mendojnë se Gigi Hadid, e cila është 28 vjeçe, po i merr të gjithë kohën dhe e ndalon të shoqërohet me të gjithë miqtë e tij sipas një burimi. “Ai është shumë më pak i disponueshëm për netët dhe takimet e pokerit, dhe miqtë po fajësojnë Gigi për monopolizimin e të gjithë kohës së tij,” tha burimi i brendshëm për RadarOnline. “Leo gjithmonë ka bërë pushime verore me djemtë por tani po flet për një pushim vetëm me Gigi.”

Ka pasur shumë konfuzion në lidhje me marrëdhënien e dyshes pasi u lidhën së bashku në fillim të vitit. Më pas dukej se lidhja nuk ishte më, por që atëherë ata janë parë sërish në publik. “Leo kishte sy vetëm për Gigi-n”, tha burimi, i cili shtoi se ishte e qartë se të dy ishin padyshim “ende me njëri-tjetrin”. “Gigi dhe Leo janë të dy bufa nate. Ata qëndrojnë për darkë dhe pushojnë së bashku në dhomat e hoteleve ose rezidencat private, shpesh për ditë të tëra.”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top