Në mes të thashethemeve për divorc, rrethi i afërt i aktores Jennifer Lopez thuhet se nuk e ka pëlqyer asnjëherë partnerin e saj Ben Affleck. Një burim tregoi për Page Six se Ben Affleck nuk është i preferuari në mesin e miqve të J.Lo, veçanërisht menaxherit të saj Benny.
Benny mesa duket ka qenë një kritik i zëshëm i aktorit që nga ditët e fejesës së dështuar të çiftit. “Ata të dy s’e durojnë dot njëri-tjetrin. Nuk shkojnë fare mirë dhe ka akoma mëri mes tyre”, tha një burim për Page Six.
Benny filloi të menaxhonte këngëtaren në vitin 1998 por shkëputën marrëdhëniet në vitin 2003. Megjithatë, teksa ishte e lidhur me Ben Affleck, Jennifer dhe Medina ndanë rrugët në vitin 2003. Disa vite më vonë, kur Lopez dhe Affleck u ndanë, ajo e punësoi sërish dhe që prej asaj kohe. Medina, këtë herë, nuk reagoi për martesën e dyshes, duke mbajtur një mendësi: “Nuk do them asgjë, por nga ana tjetër, s’u tregua negativ”, u shpreh burimi. “Ai e njeh Jen dhe e dinte se ajo do të martohej me Ben, pa marrë parasysh asgjë, ndaj ç’kuptim kishte mendimi i tij?”
Por, Ben nuk fitoi as simpatinë e Leah Remini, me të cilën Lopez ka pasur një miqësi të gjatë. Remini i tha Jennifer të rimendonte zgjedhjet e saj para se të lidhej sërish me Ben. “Ai është egoist dhe jo plotësisht i përkushtuar si partner. J.Lo ishte aq e çmendur pas tij sa i ndërpreu të gjitha lidhjet”, u shprehën burimet. “Askush, përveç nënës së Jennifer nuk e pëlqen Ben Affleck.”