Miqësorja jo miqësore: për çfarë vlen përplasja me Bullgarinë

Shqipëria do të zbresë sot në fushë për miqësoren me Bullgarinë, e para për teknikun Sylvinho. Që kur është ulur në pankinën kuqezi, braziliani nuk ka patur mundësi të provojë asgjë: gjithnjë ndeshje zyrtare, në kërkim të rezultatit. Tani, më në fund, vjen mundësia për të bërë ndonjë eksperiment të vogël, apo më saktë për të provuar ndonjë lojtar, që me aktivitetin konkurrues ka qenë e vështirë për ta testuar, të paktën nga minuta e parë.

Për kuqezinjtë kjo është mundësia e fundit përpara ndeshjeve të nëntorit. Brazilinin Sylvinho e presin Moldavia dhe Ishujt Faroe me objektiv jo vetëm kualifikimin, por vendin e parë. Shumë e rëndësishme, për të mbajtur vazon e dytë në shortin e Euro-2020, apo për të shpresuar të parin (nëse arrin të jetë ndër 5 kombëtaret me pikavarazhin më të lartë).

Kështu që, provat gjenerale Sylvinho mund t’i bëjë në orën 18.00 në Arena Kombëtare me Bullgarinë. Do t’i shërbejë teknikut për të kuptuar më shumë si mund të shembë prapavijën moldave në transfertë, apo si të zbërthejë mbrojtjen e Ishujve Faroe më thjeshtë. Ndryshime do të ketë, të lajmëruara nga vetë Sylvinho, por jo sa të prishen ekuilibrat. Pastaj janë edhe zëvendësimet, që me shumë mundësi do të ndodhin që në pushim të lojës. Bullgaria nuk pranoi të bëheshin 9, kështu që, do të procedohet me rregullat zyrtare.

Praktikisht një miqësore që mund të mos jetë shumë miqësore, duke qenë se edhe bullgarët vijnë nga një humbje në Sofje me Lituaninë. Të etur për ti dhënë pak moral skuadrës, ata do të mundohen të bëjën rezultat. Nga ana tjetër, kuqezinjtë janë me 100% fitore në shtëpi dhe këtë rekord nuk duan ta prishin kundër një skuadre që mbyll renditjen në Grupin G eliminator.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top