Miqësorja e parë për brazilianin Sylvinho: të martën Bullgaria, për herë të parë jo favorite ndaj kuqezinjve

Shqipëria do të zbresë përsëri në fushë të martën, edhe pse këtë herë jo për një kualifikuese. Miqësorja me Bullgarinë, në 17 tetor, do të jetë e para për teknikun Sylvinho, që kur braziliani është ulur në pankinën e kombëtares. Kundër Bullgarisë është vërtetë një miqësore, por që nuk do të nënvleftësohet apo konsiderohet si e tillë. Në horizont është një kampionat europian për tu luajtur dhe të gjithë e dine se duhet të jenë gati…

REZERVAT NË “NXEMJE”
Në këtë pikë, Muçi e Muja, bashkë me Uzunin, Laçin, Balliun e Gjasulën janë gati të tregojnë se janë shumë më tepër se alternativa dhe se kanë besueshmërinë për tu përzgjedhur nga tekniku në çdo moment. “Nuk e shohim si një miqësore” është konsiderimi i të gjithë kuqezinjve për sfidën me Bullgarinë e ndoshta kanë të drejtë. Kanë të drejtë, sepse me një lloj hierarkie të vendosur tashmë, miqësorja e parë e epokës Sylvinho mund të jetë shansi që ata me më pak minuta në këmbë presin. Tekniku brazilian të martën në orën 18.00 do të ketë për herë të parë mundësinë të provojë alternative, pa patur presionin e rezultatit. I futur nxitimthi në vorbullën e kualifikueseve, me objektiv vajtjen në Europian, për Sylvinho thelbësore ishte të ruheshin ekuilibrat.

BULLGARIA, JO SI DIKUR
Tani vjen Bullgaria, jo skuadra e frikshme e kohëve më parë, por një kundërshtar që mbyll renditjen e Grupit G me vetëm 2 pikë në 6 ndeshje. Tre gola të shënuar dhe 10 të pësuar evidentojnë defektet e mëdha që ka formacioni i Mladen Krstajic, që vjen nga humbja 0-2 në Sofie përballë Lituanisë. Për herë të parë në përballjet me kuqezinjtë, bullgarët nuk futen si favoritë. 5 humbje, 4 barazime e vetëm dy suksese i fundit në një miqësore të vitit 1950.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top