Miqësoret para Europianit/ Gjermania fiton ndaj Greqisë, humbje befasuese e Anglisë

Gjermania është gati për datën 14 qershor, për të ngritur siparin e Euro 2024. “Panzerat” mbyllën me sukses fushatën e testeve miqësore, teksa mposhtën me pëmbysje Greqinë me rezultatin 2-1 në një sfidë tepër emocionuese.

Masuras zhbllokoi i pari në minutën e 34-t, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që vendasit përmbysën gjithçka me Havertz dhe Gross në minutat 56 dhe 89, duke mos zhgënjyer kështu tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.

Në krahun tjetër, Anglia e Gareth Southgate ka zhgënjyer jo pak, teksa janë mundur në “Wembley”-n e mbushur plot nga Islanda me rezultatin 0-1. Goli i vetëm u shënua nga nga Thorsteinsson, në minutën e 12’-të të pjesës së parë.

Tashmë skuadrat do të bëhen gati për sfidat e para në Europian. Gjermania do të ndeshet më 14 qershor ndaj Skocisë, ndërsa Anglia do të përballet me Serbinë në mbrëmjen e 16 qershorit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top