Ministrja e jashtme e Groenlandës shpërthen në lot LIVE: Jemi nën presion

Ministrja e jashtme e Groenlandës shpërtheu në lot gjatë një interviste të drejtpërdrejtë, duke përshkruar presionin nën të cilin ndodhet pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump në lidhje me vendosjen e sovranitetit amerikan mbi vendin e saj.

Duke folur në një emision televiziv, Vivian Motzfeldt dukej se po qante kur iu referua “presionit të madh” nën të cilin ka qenë për shkak të kërcënimeve të presidentit amerikan për të pushtuar territorin e Groenlandës.

“Po punojmë shumë, pavarësisht faktit se nuk jemi shumë”, – tha ajo në një intervistë me rrjetin kombëtar KNR pas bisedimeve. “Normalisht nuk do të doja t’i thoja këto fjalë, por do t’i them: “Jemi shumë të fortë. Po bëjmë më të mirën tonë. Por në ditët e fundit, sigurisht…” arriti të shtonte ajo përpara se t’i mbusheshin sytë me lot.

“Jam shumë e emocionuar. Jam e mbingarkuar. Ditët e fundit kanë qenë të vështira. Përgatitjet tona dhe presioni në rritje kanë qenë intensive”, – arriti të thoshte më në fund.

Ministrja e Jashtme theksoi se qeveria e Groenlandës mbetet e fortë dhe premtoi të punojë “në mënyrë që populli i Groenlandës në vendin tonë të ndihet i sigurt dhe të jetojë i sigurt”, duke shtuar: “Ne po përdorim të gjithë forcën tonë për ta arritur këtë ndërsa vazhdojmë punën tonë”.

Motzfeldt u takua me Ministrin e Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen, zv.Presidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në Shtëpinë e Bardhë, në bisedime që përfunduan me një mosmarrëveshje mbi Groenlandën që i ka hapur oreksin Trumpit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top