Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend, për 24 orët e fundit. Sipas njoftimit mësohet se nga 23 vatra zjarri të raportuara 16 prej tyre janë shuar dhe 7 mbeten ende aktive.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Zjarri është mundur të neutralizohet në disa fshatra në bashkitë: Durrës, Kavajë Lushnje, Fier, Berat, Vlorë, Himarë Delvinë, Selenicë, Has dhe Malësi e Madhe. Bëhet me dije se vijon puna për shuarjen e flakëve në qarkun e Kukësit në fshatin Surroj, qarkun e Shkodrës në fshatin Mnelë e Vogël, qarkun e Lezhës në fshatin Lajthizë si dhe në qarkun e Dibrës në fshatin Pejkë.