Ministri serb i Mbrojtjes: Po përfundojmë dislokimin e njësive ushtarake

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se deri në orën 14:00 të së hënës, do të përfundojë dislokimi i plotë i njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiç për rritjen e gatishmërisë luftarake.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në veri të Kosovës, grupe serbësh lokalë u mblodhën sërish më 29 maj për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Të premten e kaluar, protestuesit serbë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila i ndihmoi kryetarët për t’u vendosur në objektet komunale. Për t’u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë
Në përgjigje, Vuçiç dha urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.

“Njësitë e ushtrisë serbe do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresë se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviç.

Ai shtoi se gatishmëria luftarake e Forcave të Armatosura të Serbisë është rritur për të bërë me dije se “ka vija të kuqe”. Sipas Vuçeviçit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç, të hënën ka biseduar në telefon me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia. Gjatë bisedës, siç tha Vuçeviç, Ristuccia tha se KFOR-i do të ofrojë siguri dhe paqe dhe nuk do të lejojë një konflikt midis Policisë së Kosovës dhe qytetarëve të komunitetit serb.

Ministri serb i Mbrojtjes tha se KFOR-i po mbron Policinë e Kosovës dhe kryetarët e rinj të komunave, të cilët ai i quajti “uzurpatorë të demokracisë”. Shtimin e pranisë së trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cilësoi si reagim të vonuar të këtij misioni. “Ata duhet të shkonin atje të premten, e jo sot. Mandati i tyre është që të mbrojnë paqen, stabilitetin dhe njerëzit. Ata sot nuk po mbrojnë njerëzit dhe institucionet. Ata po mbrojnë uzurpatorët”, tha Bërnabiç.

Policia e Kosovës më 26 maj asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit për të hyrë në ndërtesat komunale. Ky veprim u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë, që u përleshën me forcat policore. Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar veprimet e Kosovës dhe ka kërkuar që ta shtensionojë situatën në veri. Ndërkombëtarët po ashtu kanë kërkuar që kryetarët e rinj të shmangin hyrjen me forcë në ndërtesat komunale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top