Ministri japonez jep dorëheqjen pasi tha se nuk blen oriz sepse e merr falas

Ministri japonez i bujqësisë ka dhënë dorëheqjen pasi tha se nuk blen kurrë oriz sepse e merr falas.

Dhe kjo deklaratë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shkaktoi zemërim publik në një vend që përballet me çmime të larta ushqimore.

Dorëheqja e Taku Etō ka shtuar presionin mbi kryeministrin, Shigeru Ishiba, dështimi i të cilit për të frenuar çmimet e larta të orizit dhe për të adresuar një krizë më të gjerë të kostos së jetesës ka zemëruar votuesit përpara zgjedhjeve të dhomës së lartë në korrik.

“Sapo ia paraqita dorëheqjen time kryeministrit Ishiba”, u tha Etō gazetarëve në zyrën e kryeministrit.

Etō ishte përballur me thirrje për dorëheqjen e tij pasi pretendoi se nuk kishte pasur kurrë nevojë të blinte oriz, duke u mbështetur në dhurata nga mbështetësit.

Etō fillimisht kishte shprehur keqardhje për “vështirësitë” e ndjera nga konsumatorët pasi qeveria lëshoi rreth 300,000 ton oriz nga rezervat e emergjencës në fillim të këtij viti me shpresën për të ulur çmimet.

Por, duke folur në një mbledhje fondesh fundjavën e kaluar, Etō tha se “nuk kishte blerë kurrë oriz vetë sepse mbështetësit e mi më dhurojnë aq shumë sa praktikisht mund ta shes”.

Etō u zëvendësua të mërkurën nga Shinjirō Koizumi, një ish-ministër i mjedisit i cili kandidoi pa sukses kundër Ishibës për udhëheqjen e Partisë Liberale Demokratike (LDP) vjeshtën e kaluar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top