Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbërriti të premten në qytetin e Atlantës në shtetin amerikan të Xhorxhias, ku do të përfaqësojë Moskën në një takim të ministrave të jashtëm të G20-ës.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi mbërritjen e Lavrovit në SHBA, ndërsa shumë media ruse, thanë se delegacioni rus fluturoi për më shumë se 20 orë, duke ndjekur një rrugë që anashkaloi vendet që Moska i konsideronte “jomiqësore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, kishte konfirmuar një ditë më parë se Lavrov do të nisej për një vizitë dy-ditore në Atlanta për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G20-ës, të organizuar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

Ajo vuri në dukje se shumica e çështjeve organizative në lidhje me pjesëmarrjen e delegacionit rus në takim ishin zgjidhur.

“Megjithatë, duhet të përmend se, duke qenë se nisja është planifikuar brenda 24 orëve të ardhshme, shumica e çështjeve u zgjidhën me sukses në minutën e fundit. Pra, delegacioni është formuar, të gjitha formalitetet janë përfunduar dhe është gati të fillojë punën”, tha Zakharova.

Qeveria ruse tha të enjten se Lavrov synon të kërkojë heqjen e sanksioneve kundër Rusisë gjatë punimeve të këtij takimi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top