Ministri grek vjen në Shqipëri, pritet të takohet me Fredi Belerin në burgun e Durrësit

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, pritet të takohet sot kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke. Takimit pritet të zhvillohet gjatë mesditës së sotme në burgun e Durrësit, ku prej muajsh ndodhet Beleri. Vizita bëhet ne funksionin të gjyqit që do të bëhet nesër për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ai i ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion zgjedhor dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpasherëshme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njejtën kërkesë.

Arrestimi i Beleri i ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top