Ministrat e Jashtëm takohen në Itali për G7-ën e fundit të administratës së Joe Biden

Ministrat e Jashtëm nga vendet kryesore të industrializuara të botës po takohen të hënën, me luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme që po hyjnë në faza vendimtare dhe me një presion të caktuar për të çuar përpara përpjekjet diplomatike përpara se të marrë përsipër administrata e re e SHBA.

Shpresat për ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gaza dhe Liban janë kryesisht në axhendën e takimit të Grupit të Shtatë jashtë Romës që po mbledh ministra nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Në ditën e parë të mbledhjes dyditore të hënën, G7-ës do t’i bashkohen ministra nga Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe.

“Me partnerët do të diskutohen mënyrat për të mbështetur përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gaza dhe Liban, nismat për të mbështetur popullsinë dhe promovimin e një horizonti politik të besueshëm për stabilitet në rajon”, tha Ministria e Jashtme italiane.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top