Ministeriali i Korridorit VIII mblidhet sot në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë do të mirëpresë sot Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal. Sesioni pritet të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave dhe do të drejtohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Sipas burimeve mësohet se, Ministeriali do të organizohet në katër panele. Në dy panelet e para të pranishmit do të referojnë lidhur me vizionin politik në prioritetin evropian për zhvillimin ekonomik si dhe Korridori VIII si katalizator i Ndërlidhjes së Qëndrueshme dhe Rritjes së Gjelbër, ndërsa një panel tjetër do të diskutojë mbi dimensionin gjeopolitik të Korridorit VIII dhe paneli i fundit mbi financimin e këtij Korridori.

Në këtë ministerial të rëndësishëm, zyrtarë të lartë nga Italia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Bullgaria u mblodhën për të diskutuar avancimin e Korridorit VIII si një projekt me peshë strategjike për Ballkanin dhe Europën. Fokusimi kryesor ishte transformimi i këtij aksi në një motor për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal, duke nënvizuar rëndësinë e tij jo vetëm në fushën e mobilitetit civil, por edhe në forcimin e sigurisë përmes ndërveprueshmërisë ushtarake midis BE-së dhe NATO-s.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top