Minatorët e Spaçit po vijojnë të protestojnë edhe sot në ditën e 27-të të protestës. Pavarësisht kushteve atmosferike, punonjësit janë mbledhur mëngjesin e sotëm në hyrjen kryesore të minierës, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Situata është tensionuar më tej pasi rreth 40 punonjës të tjerë janë shkarkuar nga puna gjatë ditëve të fundit, me pretendimin se kanë shkelur ligjin dhe kodin e punës, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik kompanisë.
Megjithatë minatorët të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre kryesore. Ata kanë theksuar se do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave