Miliona tonë prodhime bujqësore të humbura pas shpërthimit të digës në Ukrainë

Ukraina mund të humbasë disa milionë tonë të korra për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës Kakhovka në jug të vendit. Ministria ukrainase e Bujqësisë kanë thënë se pa një burim të furnizimit me ujë është e pamundur të rriten perime.

Në deklaratën për mediat thuhet se shkatërrimi i digës do të përmbytë dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore në Ukrainën jugore dhe mund të shndërrojë të paktën 500 000 hektarë tokë të paujitur.

Sipas ministrisë, toka e përmbytur do të kërkojë një vlerësim gjithëpërfshirës agroekologjik të gjendjes së tokës dhe në shumicën e rasteve do të duhet të zbatohen metoda speciale për restaurimin e tokës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top