Miley Cyrus zbulon frikën shëndetësore

Miley Cyrus u përball me një frikë shëndetësore gjatë bashkë-prezantimit të “Miley’s New Year’s Eve Party” me Dolly Parton për të pritur vitin 2023.
“Pësova një përvojë vërtet traumatike gjatë një shfaqjeje që po bëja me Lorne [Michaels], kur po prezantoja shfaqjen e Vitit të Ri,” tha këngëtarja gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show.”

“Kisha një urgjencë mjekësore. M’u ça një cist në vezore. Nuk e dinim saktësisht çfarë po ndodhte, ndaj thjesht e vazhduam.”

Këngëtarja e “Flowers”, shtoi: “Ishte shumë traumatike sepse ishte dhimbje e jashtëzakonshme, dhe gjithsesi bëra shfaqjen. Por ishte vërtet shumë e vështirë për mua.”

Cyrus prezantoi festën e Vitit të Ri 2023 në NBC bashkë me kumbaren e saj Dolly Parton, dhe gjithashtu ishte bashkëproducente ekzekutive e programit me shefin e “SNL”, Lorne Michaels.

Sipas Johns Hopkins, cistet në vezore mund të zhvillohen për arsye të ndryshme dhe shumica janë “të padëmshme”.

Megjithatë, disa mund të shkaktojnë simptoma më të rënda, si dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe gjakderdhje, që kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

Artistja tha se kjo situatë e bëri të mendojë të tërhiqej nga muzika, por kujtoi një bisedë që kishte pasur me Lorne Michaels.

“Darkuam bashkë dhe më tha diçka që më ka mbetur në mendje,” tregoi ajo. “Më tha: ‘Gjashtë muaj. Të gjithë kanë gjashtë muaj për të ndjerë keqardhje për veten.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top