Miley Cyrus rrëfen emocionet pas fitores së parë në Grammy

Miley Cyrus, u shfaq në episodin e së mërkurës, më 21 maj, të emisionit The Zane Lowe Show në Apple Music 1 për të folur rreth albumit të saj të ardhshëm Something Beautiful.

Ajo gjithashtu reflektoi për fitoret e saj në Grammy 2024, ku mori çmimet për Performancën më të Mirë Pop Solo dhe Regjistrimin e Vitit me këngën “Flowers”.

“Mendoj se diku thellë brenda meje, më duhej ndoshta të mbaja një trofe në dorë dhe të ndjeja për një moment se kisha diçka konkrete që përfaqësonte një arritje të vërtetë,” shpjegoi ajo.

“Pas çdo albumi kam thënë: bëra atë që doja të bëja, krijova albumin që doja dhe kjo mjafton. Por ndoshta është fëmija brenda meje që kërkonte diçka më shumë.”

Cyrus shtoi se kishte nevojë për “diçka që mund ta mbante në dorë” që t’i jepte ndjesinë e fitores: “Prandaj shkova në Grammy — ishte në fakt për shërim emocional.”

Pasi u nominua, Miley organizoi një festë në Chateau Marmont. Ajo e quajti natën “të ëmbël dhe të hidhur” duke shpjeguar pse fillimisht nuk planifikoi të merrte pjesë në Grammy-t e 2024-ës.

“Një arsye ishte frika. Por gjithashtu nuk doja të përballesha me faktin se sa shumë do të më prekte fitorja. Sepse sa herë që kam humbur ose nuk jam nominuar, e kam kaluar duke i thënë vetes se nuk ka rëndësi,” tha ajo.

Megjithatë, këngëtarja pranoi se në të vërtetë i kishte dhënë rëndësi: “Nuk është diçka për të cilën jam fiksuar apo kam shkruar ndonjë këngë duke menduar për një Grammy, por marrja e atij Grammy për ‘Flowers’ ishte si një fasho mbi një zemër të thyer.”

Kur pranoi çmimin për Regjistrimin e Vitit, Cyrus ndau emocionet e saj me publikun:

“Ky çmim është i mrekullueshëm. Por shpresoj që të mos ndryshojë asgjë, sepse jeta ime ishte e bukur edhe dje. Jo të gjithë në botë do të marrin një Grammy, por të gjithë janë spektakolarë.” Ajo më pas shtoi me humor: “Kështu që, ju lutem, mos mendoni se kjo ka shumë rëndësi… megjithëse ka, apo jo, miq?”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top