Miley Cyrus, ka ndarë detaje nga propozimi intim që mori nga partneri i saj, Maxx Morando. Gjatë një interviste në “Good Morning America”, këngëtarja e hitit “Flowers” zbuloi se Morando u ul në gjunjë dhe i kërkoi dorën për martesë gjatë udhëtimit të tyre të fundit në Azi.
“Nuk është e lehtë të më surprizosh sepse më pëlqen të kontrolloj çdo situatë, por këtë herë isha dorëzuar plotësisht,” tha 33-vjeçarja.
Cyrus tregon se ishte “shumë, shumë e surprizuar”, ndërsa shfaqi unazën e saj të re prej ari 14 karatësh, duke shtuar se Morando, 27 vjeç, “bëri një punë të shkëlqyer”.
Lajmi vjen vetëm një ditë pasi Page Six raportoi ekskluzivisht për fejesën e çiftit, pas katër vitesh marrëdhënie. Dyshja ndezi thashethemet për fejesë kur u shfaqën së bashku në tapetin e kuq gjatë premierës botërore të filmit “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles.
Unaza me prerje cushion-cut, e krijuar nga dizajnerja e njohur Jacquie Aiche, ishte vënë në pah gjatë gjithë intervistës. Raportime të mëparshme tregonin se Cyrus ishte parë me unazën për herë të parë në mesin e nëntorit.
Cyrus dhe Morando u takuan në vitin 2021 gjatë një takimi të organizuar “blind date”. Marrëdhënia e tyre u konfirmua një vit më vonë, kur u fotografuan duke u puthur në Los Angeles, ndërsa në shkurt 2024 u raportua se çifti po jetonte së bashku.
“Të gjithë e duan Maxx-in. Është djalë i mrekullueshëm,” tha një burim për People. “Ajo është shumë e lumtur. Ai preferon privatësinë dhe shmang mediat, gjë që i ka bërë mirë asaj.”
Miley Cyrus ka qenë më parë e martuar me aktorin Liam Hemsworth nga viti 2018 deri në 2020.