Miley Cyrus flet për ish-in Nick Jonas: Jam ende e fiksuar me të

 

Miley Cyrus ka bërë një koment të papritur për ish-të dashurin e saj, Nick Jonas, gjatë një interviste në podcastin “Every Single Album”.

Këngëtarja e hitit Flowers u shpreh: “Më pëlqen Nick. Jam ende e fiksuar me të.” Dyshja u lidhën për herë të parë në vitin 2006 dhe patën një marrëdhënie të trazuar deri në vitin 2009. Ajo kujtoi ndarjen e parë si shumë të dhimbshme: “Isha e dërrmuar dhe nuk ndaloja së qari.”

Cyrus shpjegoi se ndarja ndodhi pasi Jonas vendosi të shkëputej nga Disney dhe të niste një tur të pavarur muzikor, duke refuzuar të bashkëpunonte me të në atë kohë. Megjithatë, ajo theksoi se sot çdo gjë është në paqe: “Nick është i martuar, ka fëmijë… të gjithë po ecim përpara. Niley për jetë!”

Ajo gjithashtu pranoi se dikur e konsideronte Jonas një “idiot” pas ndarjes, por me kalimin e kohës e sheh situatën me qetësi dhe humor. Nick Jonas është i martuar me aktoren Priyanka Chopra dhe kanë një vajzë të quajtur Malti. Ndërkohë, Miley është në një lidhje me muzikantin Maxx Morando.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top