Milano, ndalohet pirja e duhanit edhe në ambientet e hapura

Bashkia e Milanos ka marrë vendimin se nga data 1 janar 2025 do të ndalohet pirja e duhanit në ambientet e hapura të qytetit italian. Ndalimi specifik do të përfshijë rrugët, oborret, zonat e hapura të restoranteve dhe kafeneve. Përjashtim bëjnë vetëm zonat e izoluara në të cilat çdo duhanpirës duhet të ketë një “hapësirë ​​të lirë”, pa shtetas të tjerë, në një rreze prej të paktën dhjetë metrash.

Gjobat, për ata që nuk respektojnë vendimin e ri, do të fillojnë nga 40 dhe do të arrijnë në 250 euro. Bashkia e Milanos sqaroi se kjo masë e re ka të bëjë vetëm me cigaret tradicionale dhe jo ato elektronike. Që në vitin 2021, në metropolin verior italian ka hyrë në fuqi ndalimi i parë, sipas të cilit nuk lejohet pirja e duhanit në zonat ku qytetarët ushtrojnë, luajnë fëmijët e vegjël, si dhe në stacionet e autobusëve, varrezat dhe ambientet sportive.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top