Milan shkarkon teknikun Fonseca menjëherë pas Krishtlindjes: arsyeja, një klauzolë

Viti 2024 për Milanin mbyllet me shkarkimin e portugezit Paulo Fonseca. Trajneri konfirmoi largimin e tij nga San Siro pas barazimit me Romën, duke deklaruar se klubi kishte vendosur ta zëvendësonte me një tjetër portugez, Sergio Conceição. Koha e shkarkimit të teknikut Fonseca nuk ishte rastësore, pasi kjo i lejon Milan të kursejë në të ardhmen falë një klauzole të veçantë në kontratën e tij.

“Është jeta”. Kështu e komentoi Paulo Fonseca shkarkimin nga Milan, një vendim që erdhi menjëherë pas ndeshjes së fundit të vitit. Një masë për disa “brutale”, por që duket se u pranua me qetësi nga ish-trajneri i Lille, të paktën përpara kamerave. Ndoshta, Fonseca e kishte të qartë se po rrezikonte një skenar të tillë, pasi klauzola në kontratën e tij trevjeçare, të nënshkruar verën e kaluar, parashikonte një kursim të madh për Milan nëse ai shkarkohej brenda një kohe të shkurtër.

Klauzola për shkarkimin e portugezit Fonseca
Duke qenë se Fonseca u shkarkua brenda gjashtë muajve të parë të eksperiencës së tij në Milano, ai do të vazhdojë të marrë pagën (2.5 milionë euro në sezon) deri në qershor të vitit 2025 dhe jo deri në vitin 2027, siç parashikohej në kontratën trevjeçare me “kuqezinjtë”. Kjo falë një klauzole që parashikonte pagesën e trajnerit vetëm për vitin e parë në rast shkarkimi deri në fund të dhjetorit, pra brenda gjashtë muajve të parë të aventurës së tij në Milano.

Lexo më tej: Moggi nuk ka dyshime: “Fonseca akuzon klubin, duhet të ndëshkohet”

Milan kurseu duke shkarkuar teknikun përpara vitit 2025
Ky ishte arsyeja pse Milani kishte një “shtysë” shtesë për të larguar trajnerin. Skepticizmi për menaxhimin e skuadrës dhe pakënaqësia për rezultatet, pavarësisht justifikimeve si dëmtimet, ishin arsyet kryesore për shkarkimin e Fonseca-s. Vendimi erdhi menjëherë pas Krishtlindjes edhe për shkak të implikimeve financiare. Nëse klubi do të priste vitin e ri, atëherë do të detyrohej të garantonte pagën e trajnerit deri në vitin 2027, përveç rasteve të një marrëveshjeje të mëvonshme.

Sergio Conceição, trajneri i ri i Milan: detajet e kontratës së tij
Pas përfundimit të periudhës së shkurtër të Fonseca-s te Milani, tani është koha për një tjetër trajner portugez, Sergio Conceição. Janë bërë publike shifrat dhe detajet e kontratës së tij me “kuqezinjtë”: 6 muaj me pagë prej një milion eurosh, me opsion për rinovimin e kontratës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top