Milan rrezikon zonën Champions, Pioli bën indiferentin: “Skuadra është mirë, por topi nuk donte të hynte”

Stefano Pioli komenton me indiferencë barazimin në shtëpi kundër Empolit, që ngadalëson ecurinë e Milanit në Ligën e Kampionëve. “Nuk është rezultati që donim. Kemi disa keqardhje për pjesën e parë. Luajtëm me intensitet të madh pa pësuar asgjë – shpjegoi trajneri pas ndeshjes -. Topi nuk donte të hynte, unë shoh një ekip në shëndet. Rezultati është negative, por jo performanca. Krijuam shanset, duhej të mbushnim më mirë zonën në pjesën e parë. Kur nuk vjen fitorja do të thotë se diçka mungon. Më vjen keq për barazimin, por po kthehemi në nivelet tona”.

Ndeshja me Empolin konfirmoi se rezervat nuk janë në nivelin e titullarëve, veçanërisht në sulm. “Gjykimi mund të ishte ndryshe nëse Rebiç do të kishte shënuar në pjesën e pare. Apo nëse Origi do të shënonte me pak më shumë fat me thembër… – shpjegoi Pioli për mikrofonat e Sky Sport -. De Ketelaere bën gjithçka që duhet të bëjë në stërvitje për të më bindur, punon sa dhe si shokët e tij. Po tashmë kisha ndryshuar shumë dhe nuk doja ta ekzagjeroja. Ju të gjithë thatë ‘më në fund tre mesfushorët’ dhe tani… Zgjedhjet bëhen. Charles duhet të jetë gati dhe stërvitet shumë mire, është një djalë i pjekur. Pastaj bëj zgjedhjet e mia”.

Pioli preferon ta shohë gotën gjysmë plot. “Ka shumë kohë që ne luajmë me këtë intensitet, kompaktësi dhe dëshirë për të mos lënë kundërshtarët të luajnë. Më vjen keq për rezultatin. Ne jemi Milan, por për mendimin tim si trajner po kthehemi në nivelet tona. Mund të bëjmë më mirë. Loja jonë po përmirësohet”.

 

NAPOLI E CHAMPIONS…
Tani të mërkurën është ndeshja e shumëpritur kundër Napolit në Champions League. “Në Napoli nuk kam bërë asnjë gjenialitet. Nesër në mëngjes do t’i them skuadrës një gjë. Në Napoli na duheshin pikët më shumë se atyre. Të mërkurën do të kemi një motivim të madh dhe do të luajmë të dy me shumë energji. Pres një Napoli të fortë, një ndeshje krejt ndryshe nga kampionati. Ndoshta do të ndryshojmë dicka sepse Napoli ka disa pozicione, si psh mbrojtesi i krahut që hyn në mes të fushës, që na krijoi dhe mund të na krijojë probleme. Të luajmë Champions këtu në San Siro është fantastike. Napoli është një ekip i madh, së bashku me Bayern dhe Benfikën, është i vetmi nga të 8 që po kryeson edhe në kampionat. Më pas, siç ndodhi me ne, duke shpenzuar kaq shumë në Champions League humbëm diçka në kampionat”.

.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top