Milan, qendërsulmuesi i ardhshëm është Morata: spanjolli pret një fjalë nga Juventus

Alvaro Morata është i lidhur ngushtë me Italinë, si brenda dhe jashtë fushës. Sulmuesi spanjoll është i martuar me venecianen Alice Campello dhe ka shkruar faqe të rëndësishme të karrierës së tij sportive aty. Të gjitha me Juventusin “e tij”. Aty ku ai mund të kishte qëndruar në verë, nëse bardhezinjtë dhe Atletico Madrid do të kishin arritur një marrëveshje përfundimtare. E kështu Morata u kthye për të luajtur në La Liga. Jo me shumë fat, edhe për shkak se Diego Simeone nuk e preferon dhe ardhja e Depay i ka hequr shumë hapësirë. Por tani, pak më shumë se një vit nga skadimi i kontratës me “colchoneros”, Italia është rikthyer në të ardhmen e Alvaros.

Këtë herë jo me Zonjën, siç do të shpresonte Morata, por te Milani. Kuqezinjtë e kishin kërkuar sulmuesin edhe në të kaluarën, por ai e kishte thënë gjithmonë se në Itali për të ishte “vetëm Juve”. Tani, megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë. Është e vërtetë që në Torino janë gjithmonë të gatshëm ta mirëpresin, në veçanti Allegri që është një admirues i madh i tij. Por për momentin bardhezinjtë kanë shumë probleme të tjera për të zgjidhur.

Lexo më tej: Giroud e Ibra, 77 vjeç së bashku, bindin Milan: kuqezinjtë rinovojnë edhe për një sezon me francezin

SHPRESAT E MILAN
E kështu Djalli nis të shpresojë. Milan është në një kërkim pothuajse të dëshpëruar për një sulmues për të luajtur përkrah Giroud. Pioli insiston duke pasur parasysh zhgënjimet e përjetuara nga Origi dhe pasiguritë rreth Leao. Në anën tjetër, Morata ka të gjitha karakteristikat teknike të nevojshme për të entuziazmuar sulmin kuqezi. Edhe nga pikëpamja ekonomike, operacioni do të ishte i realizueshëm. Vlera e kartonit të tij është rreth 15-20 milionë euro. Duhet arsyetur mbi pagën, duke qenë se te Juve ai fitonte 5 milionë euro në sezon. Por nëse do të arrihej deri në atë pikë, do të thoshte se Morata i ka hapur dyert për Milan. Mls është gjithnjë në sfond. Por në moshën 30-vjeçare mund të mos jetë ende koha për të lënë futbollin që ka rëndësi.

Video/ Super Muçi, dygolësh që shemb Aston Villa: Ranieri nuk i mjafton Fiorentinës, 2-2 ndaj Genk

Video/ Adama Traoré gabon golin e pamundur për ta gabuar: nga dy hapa larg, me portën bosh

Video/ Messi tremb tifozët e Miami me fjalët që i përshpërit Insignes: leximi i buzëve tregon çfarë i thotë

Jude Bellingham, përtej çdo parashikimi: 6 gola në 6 ndeshje e bëjnë Real Madrid të fluturojë

Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventus: zbulohet dokumenti që shpëton klubin bardhezi

Video/ Shtatë gola e dy shtylla në Mynih, Bayern triumfon me spektakël: rezultate befasuese në Champions

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top