Milan pa financa për merkato, RedBird investon në F1: injektohen 200 milionë euro për Alpine

Pas zërave të ditëve të fundit, tashmë është zyrtare. Fondi RedBird Capital Partners, pronar i Milan, së bashku me aktorin hollivudian Ryan Reynolds zbarkojnë në F1. Struktura e krijuar nga Gerry Cardinale bëhet pjesë e një grupi investitor me Otro Capital dhe Maximum Effort Investments, që ka blerë 24% të aksioneve në skuderinë Alpine F1. Kjo është ajo që lexohet në një deklaratë në faqen e internetit të F1 të skuderisë. Aty njoftohet se Alpine ka siguruar “një injeksion parash prej 200 milionë eurosh” për të mbështetur ambiciet e saj sportive.

 

“Formula 1 dhe Alpine janë asete strategjike për Groupe Renault”, tha Luca de Meo, CEO i Groupe Renault. “Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi rindezur Alpine, duke kapitalizuar nga coupé e saj sportive ikonë A110. E përmirësuam duke hyrë në Formula 1, ku synon të bëhet një pretendent për kampionatin. Ky partneritet – shtoi ai – do të përshpejtojë zhvillimin e Alpine F1, duke diversifikuar faktorët e të ardhurave dhe rritjen e vlerës së markës”, që duhet të rritet në rreth 900 milionë euro. Një investim që tifozët e Milan mund të mos e pëlqejnë, në kohër kur për para kanë parë të largohet Tonali.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top