Milan ndalet në barazim 3-3 nga Genoa, tifozët dalin kundër ekipit me pankarta

Milani zhgënjen sërish në Seria A, teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 3-3 para publikut të saj.

“Djalli”, edhe pse u ndëshkua i pari, ia doli që të përmbyste rezultatin dhe të kryesonte 3-2 deri pak para fundit, kur një autogol i Thiaë i prishi festën.

Gjatë hyrjes së skuadrave në fushë, lojtarët u përballën nga një atmosferë surreale në San Siro. “Curva Sud”, ku akomodohen grupet e tifozëve të organizuar kuqezinj, shfaqën një sërë pankartash që protestonin kundër klubit pas një sezoni zhgënjyes.

“Një projekt fitues fillon nga klubi. Kohezioni, ambicia, aftësia, blerjet e synuara, prania institucionale, strategjia e komunikimit”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top