Milan-Lazio 1-2: Pedro i “dhuron” Djallit humbjen e tretë radhazi

Milan, në ndeshjen e javës së 27-të të Serie A, pëson humbjen 2-1 në San Siro përballë Lazios. Kjo është humbja e tretë radhazi për Milan dhe duke hequr përfundimisht shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve. Ndërsa Lazio ngjitet në vendin e katërt, duke pritur ndeshjen Juventus-Verona.

Ekipi vizitor ishte dukshëm më i mirë gjatë pjesës së parë dhe kaloi në avantazh me një gol të Zaccagnit pas një pasimi të shkurtër. Milan reagoi në pjesën e dytë, por mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 68′, kur Pavlovic bëri një faull të rëndë ndaj Isaksen. Trajneri Conceição luajti gjithçka për gjithçka, duke futur edhe Chukwueze, i cili gjeti barazimin me një goditje me kokë në minutën e 85′. Në minutat e fundit të shtesës, Maignan ndali Isaksen. Pas shqyrtimit nga VAR-i, gjyqtari Manganiello akordoi një 11-metërsh, të cilin Pedro e shndërroi në gol (98′).

Rezultatet e ndeshjeve të tjera
Monza 0-2 Torino
Bologna 2-1 Cagliari
Genoa 1-1 Empoli
AS Roma 2-1 Como 1907

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top