Milan e Toulouse së bashku në Europë: “Rregullorja është respektuar”

Milan (leje kualifikimi) dhe Toulouse së bashku në Evropë. Të dy skuadrat do të jenë në gjendje të luajnë në kompeticionet e UEFA-s, pavarësisht të njëjtës pronësi, dmth RedBird. Janë të sigurt në Francë, ku foli drejtori i përgjithshëm i skuadrës franceze që sapo ka fituar Kupën e Francës: “Nuk ka asnjë problem. Kushdo që drejton klubin e ka trajtuar këtë dosje prej kohësh. Mendoni se kemi pritur ta mësojmë nga gazetat para se të fillojnë punën? Sigurisht që jo – ishin fjalët e Jaubert -. Ne kemi marrë angazhime dhe Damien Comolli siguroi të shtunën në mbrëmje në zonën mikse se vitin e ardhshëm do të luajmë në Europa League”, tha Olivier Jaubert për Rmc Sport.

 

Kështu, janë shuar dyshimet që qarkulluan ditët e fundit: “Nuk kemi dyshime, tashmë po organizohemi për shortin në Monako. Ne i dimë rregulloret, i zbatojmë. I kemi dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme për të marrë licencën e UEFA-s. Nëse ata kanë ndonjë pyetje, ne do t’u përgjigjemi atyre. Në asnjë moment nuk ka patur problem”, e mbylli drejtori i Toulouse.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top