Milan blindon Maignan e mendon për të ardhmen: rinovim deri në 2028

Milani planifikon të ardhmen e tij, me synimin për t’u rikthyer në fushë për sezonin 2023-24 më konkurrues se kurrë. Pas njoftimit për prezantimin e fanellave të reja për vitin e ardhshëm, kuqezinjtë po studiojnë planin për merkaton. Synimi është të niset me konfirmimet, duke u hedhur më pas me kokë në objektiva që nuk janë fshehur kurrë. E me rinovimin e Rafael Leao një hap larg, ai i Maignan duket një formalitet i pastër. Portieri në këtë pikë do të marrë edhe një rregullim më se të merituar të kontratës. E ndërkohë, në klubi mendon për dy goditjet nga jashtë: Kamada dhe Loftus-Cheek.

PLANI PËR TË BLINDUAR MAIGNAN
Një armë e vërtetë shtesë për Milan, sepse me të në fushë, kuqezinjtë ndiheshin më të sigurt dhe pothuajse të pathyeshëm në një sezon që, ndryshe nga viti i kaluar, pati shumë ulje-ngritje. Dy vjet pas mbërritjes së tij në San Siro, Maignan së shpejti mund të marrë rregullimin e merituar në kontratën e tij. Kuqezinjtë janë të gatshëm ta blindojnë Magic Mike ndaj emrave të mëdhenj që duan t’a rrëmbejnë. Nga viti 2021, kur mbërriti nga Lille, kontrata e portierit francez nuk është prekur asnjëherë. E rinovimi që vjen mund të sjellë lajme të rëndësishme për portierin kuqezi. Në tavolinë, në fakt, ka një rinovim për pesë vitet e ardhshme, deri në vitin 2028, me një rregullim page prej 30%. Francezi kështu do të shkojë nga 2.8 milionë aktualë në 4. Një hap i respektueshëm përpara për Maignan, që do të bëhej kështu i dyti më i paguar, me meritë, në skuadrën e kuqezinjve. E gjithashtu do të lejonte Milan të shmangte sulmin e emrave të mëdhenj, pretendentë të mundshëm.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top