Igli Tare digjet pothuaj në finish! Milan ndryshon kurs e është fare pranë arritjes së marrveshjes për rolin e Drejtorit Sportiv me një tjetër personalitet. Lee Congerton është, në mënyrë të papritur, emri në pole position për postin e drejtorit sportiv te Milan. Sipas Gazzetta dello Sport, pavarësisht pranisë së Igli Tares në “Olimpico” për finalen e Kupës së Italisë të humbur ndaj Bolognës, nuk është ish-drejtuesi i Lazios ai i përzgjedhuri.
Congerton, 51-vjeçari nga Uellsi, ka qenë për dy vite te Atalanta, nga 2022 deri në 2024, si përgjegjës për Zhvillimin Ndërkombëtar në Departamentin Sportiv, dhe mund të mburret me zbulimin e lojtarëve si Calhanoglu dhe Lookman. Ai duket se është përzgjedhur për detyrën e ndjeshme të rilindjes së kuqezinjve pas një sezoni që, sipas vetë administratorit të deleguar Giorgio Furlani, është konsideruar si një dështim.
Lexo më tej: Tare nuk fshihet: “Jam gjysmë italian, Milani do të ishte një nder”
Kush është Congerton?
Congerton e ka nisur si trajner i të rinjve te Wrexham, Liverpool dhe Chelsea, ku më pas u bë shef skautësh. Më pas kalon në Gjermani, te Hamburg, ku zbulon talentin e Calhanoglu, i cili luante në atë kohë në divizionin e tretë gjerman me Karlsruhe. Pas një rikthimi në Britani (te Sunderland, Celtic dhe Leicester), ai shkon në Bergamo. Te Atalanta sjell Ademola Lookman, përpara se të transferohet në shkurt të vitit 2024 te Al-Ahli në Arabinë Saudite. Nga aty, ai mund të rikthehet në Europë, në rrugën Aldo Rossi, në Milano.