Mijëra qytetarë protestë në Prishtinë kundër vendimeve të Gjykatës Speciale

 

“Kundër padrejtësisë, në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës”. Me këtë moto ka nisur protesta në Prishtinë, nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës për të kundërshtuar gjykimin e padrejtë të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me veprimet e Gjykatës Speciale, protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe solidariteti.

Përkrahje për këtë protestë kanë shprehur figura të ndryshme politike në vend si dhe figura fetare me ndikim në Kosovë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati tha më herët për mediat se kjo protestë përfaqëson një frymë të re bashkimi në shoqërinë e vendit, të ngjashme me atë të viteve të ’90-ta

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top