Mijëra palestinezë të uritur sulmojnë depon me ushqime në Gaza

Një depo e Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, në qendër të Rripit të Gazës, u plaçkit të mërkurën nga mijëra palestinezë të uritur.

Sipas gazetarëve të Agjencisë Franceze të Lajmeve turma mori gjithçka që gjeti, përfshirë çanta me ushqim dhe paleta druri. Gjatë incidentit u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri.

Në një deklaratë zyrtare, WFP tha se “turma njerëzish të uritur sulmuan depon, duke kërkuar ushqim”, ndërsa theksoi se situata humanitare në Gazë po përkeqësohet me shpejtësi.

Organizata bëri thirrje për “qasje të sigurt dhe të papenguar humanitare”, duke paralajmëruar se kufizimet e vazhdueshme po rrezikojnë jetën e civilëve.

WFP shtoi se po punon për të verifikuar raportimet që flasin për të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur gjatë incidentit në depo.

Situata humanitare në Rripin e Gazës është bërë alarmante pas më shumë se 600 ditësh konflikti dhe operacione ushtarake. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar prej muajsh për rrezikun e urisë masive dhe kanë kërkuar rritje të aksesit për ndihmat humanitare.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top