MGK flet për ndarjen nga Megan Fox

MGK (Machine Gun Kelly), më në fund ka thyer heshtjen rreth ndarjes së tij me aktoren Megan Fox dpërmes këngës “Treading Water”, pjesë e albumit të tij të ri “Lost Americana”.

Në këtë baladë të ndjerë, 35-vjeçari shpreh pendesën për shkatërrimin e familjes së tyre, duke kënduar:
“Kjo do të jetë hera e fundit që më dëgjon të them ‘më fal’ / Do të jetë loti i fundit që derdh për mua duke qarë / E shkatërrova këtë shtëpi.”

Ai vazhdon më tej: “Do të ndryshoj për vajzën tonë, që të mos jetë vetëm,” duke iu referuar vajzës së tij dhe Megan-it, Saga, e cila lindi në mars 2025.

Çifti, që ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar që nga viti 2020, u ndanë në nëntor 2024, pak javë pasi njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Sipas raportimeve, ndarja erdhi pasi Fox zbuloi mesazhe të dyshimta nga femra të tjera në telefonin e partnerit të saj.

Në tekstin e këngës, MGK flet për mashtrim dhe faj, duke thënë: “Gënjeshtrat nuk vdesin, ato rriten / Dhe gjithçka që përpiqesh të fshehësh, përfundimisht zbulohet.”

Në një moment prekës, ai rrëfen se kënga është shkruar në “Dhoma Tre” gjatë qëndrimit të tij në një qendër rehabilitimi gjatë Krishtlindjeve. “E shkrova këtë këngë në Dhomën Tre, duke kaluar Krishtlindjet në rehabilitim,”thotë MGK.

Në një intervistë për “Popcast” të New York Times, MGK hodhi poshtë thashethemet që qarkullojnë online për marrëdhënien e tyre, duke theksuar se as ai dhe as Megan nuk kanë folur publikisht për ndarjen.
“Ironikisht, as unë dhe as Megan nuk kemi thënë asgjë. Mund të mos kishte fare dramë dhe ju sërish nuk do ta dinit,”u shpreh ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top