G gjashtë muaj pas lindjes së vajzës së tyre Saga Blade, Reperi Machine Gun Kelly ka folur së fundmi për raportin e tij me Megan Fox, 6 muaj pas lindjes së vajzës së tyre, Saga Blade.
Në një intervistë në emisionin “The Jennifer Hudson Show”, ai e përshkroi Megan si partneren më të mirë dhe një nënë fenomenale, duke theksuar se bashkëprindërimi i tyre po ecën shumë mirë.
“Është një histori epike dashurie, dhimbjeje dhe shumë magjie,” tha MGK, duke shtuar se ata vazhdojnë të debatojnë se kujt i ngjan vajza e tyre. “Ndonjëherë ajo duket si unë, ndonjëherë si ajo.”
Reperi 35-vjeçar — i cili është edhe babai i Casie Colson Baker, nga ish-partnerja Emma Cannon — theksoi se Megan është një “nënë e jashtëzakonshme.” Ai pranoi se e vetmja gjë ku nuk bien dakord është për ngjashmërinë fizike të vajzës së tyre.
Megjithatë, MGK nuk mori asnjë kredi për rolin e tij si baba. Në një intervistë të mëparshme, ai tha se gjithë puna e vërtetë i takon Megan, duke shtuar: “Unë vetëm luaj kitarë dhe lutem që vajza të jetë e lumtur.”
Megjithëse Megan, e cila gjithashtu ka tre fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, ka qëndruar larg vëmendjes së publikut që nga lindja në mars, MGK ndjeu nevojën të sqarojë një keqkuptim pas një momenti ku dikush e komplimentoi për rolin e tij si baba dhe ajo reagoi me nervozizëm.