Meteorologët paralajmërojnë mot ekstrem në Shqipëri: Pritet deri në 100 tonë ujë për hektar

Përkeqësimi i shpejtë i motit pritet të ndodhë në ditët në vijim, sipas meteorologëve.

“Ka të ngjarë të shohim një vëllim total uji që mund të arrijë ose të kalojë 100 tonë për hektar”, shprehen meteorologët.

Nga ky përkeqësim preket i gjithë rajoni i Ballkanit, dhe Shqipëria kryesisht në veri dhe veri-perëndim të saj.

Një nivel i ulët barometrik nga rajoni i Italisë pritet të pushtojë disa zona gjeografike të vendit tonë nga e premtja deri të hënën dhe me karakteristikat kryesore të reshjeve lokale intensive, stuhive të cilat pritet të shoqërohen me breshër, frekuencë të lartë rrufesh dhe përforcim të menjëhershëm të erërave.

Në zonat e mësipërme gjeografike mund të shihet një vëllim total uji që mund të arrijë ose edhe të kalojë 100 tonë për hektar.

Sakaq, Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave, të njëjtën gjë ka bërë edhe Greqia fqinje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top