‘Metamorfoza’, shtyhet vendimi/ Manjani: Media të jetë në sallë, s’ka gjyqe sekrete

Apeli i GJKKO ka vendosur të shtyjë vendimin për për 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”. Gjykata Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në përfundim të seancës së caktoi datën 31 gusht për të shpallur vendimin por kërkesat e të pandehurve për një masë më të butë sigurie.

“Gjykata është tërhequr për të marrë vendim. Do ju lutesha që në emëer të profesionalizimit, të stoponit lajmet me burime, nuk janë të vërteta janë fallco. Nuk është asgjë e vërtetë. Mos kontribuoni te drejtësia popullore, ka njerëz të përfshirë që mund të keqiformohen. Nuk ka gjyqe të mbyllura, vetëm Shqipëria i bën këto pislliqe.

Për të lidhur një ngjarje me një person duhen fakte.

Ato që thua ti se i ka SPAK, ne i kemi disa të tjera. Kemi pasur probleme me dokumentet, ishin sekret për avokatët. Unë nuk mund t’ju them më shumë se kaq. Media të jetë në sallë, nuk ka gjyqe sekrete. Nuk ka fakte konkrete”

Kujtojmë se në sajë të këtij operacioni u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish-efektvi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top