Meta tjetër sulm ndaj SPAK: Parti e jashtëligjshme prokrorësh nën drejtimin e Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigande pastrimi parash, ndërsa SPAK-un e bëri palë me Ramën.

“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë.

Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi në Tiranë, atëherë si ka mundësi bumi i ndërtimeve. Tirana është kthyer në një lavatrice gjigande pastrimi parash.

Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit.

SPAK, struktura më perfektë për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet.

Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave. SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokrorësh nën drejtimin e Ramës”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top