Meta: Rreth 80% e popullsisë në Shqipëri jeton në kushtet e varfërisë ekstreme

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se ‘kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme’.

“Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore. E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo”, shkruan Meta.

Postimi i Metës:

Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.

Kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme.

Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.

E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top