Meta: Qeveria ka në krye të agjendës asimilimin e identitetit kombëtar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se vendimi i qeverisë për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike është vendim arbitrar dhe i pakonsultuar.

Sipas tij, kjo qeveri ka në krye të agjendës së saj asimilimin e identitetit kombëtar.

Meta shpreh solidaritet të plotë me letrën e hapur të profesorëve dhe studiuesve brenda dhe jashtë vendit, të cilët kundërshtojnë mbylljen e Akademisë.

“Akademia e Studimeve Albanologjike, me një rol historik për forcimin e identitetit tonë kombëtar, meritonte të fuqizohej dhe të mbështetej shumë më tepër, jo të asimilohej.

Vendimi i njëanshëm arbitrar, i pakonsultuar dhe shumë i dëmshëm i mbylljes së saj është i papranueshëm dhe me pasoja të rënda për zhvillimin e mëtejshëm të dijeve albanologjike.

Por nuk është i rastësishëm ky vendim asimilues i kësaj Qeverie, e cila asimilimin e identitetit kombëtar e ka në krye të axhendës së saj.

Solidaritet të plotë me letrën e hapur të shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve, studiuesve dhe intelektualëve të angazhuar, vendas dhe të huaj, në mbrojtje të këtij institucioni dhe lirisë akademike në Shqipëri”, shkruan Meta në Facebook.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top