Meta: Plani ynë do të ndihmojë në uljen e kostos së jetesës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat soli në vëmendje një anketë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, ku shqiptarët thoshin se problem shqetësues ishte korrupsioni.

Ai tha se kandidatët e tij do të ofrojnë një program që do të lehtësojë koston e jetesës në vendin tonë.

“Në Tiranë, Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka publikuar një anketim, nga del se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë renditën shtrenjtimin e jetesës dhe korrupsionin si shqetësimet e tyre më të mëdha.

Ata shprehen se demokracia shqiptare nuk ka përparuar sa duhet, dhe se janë të shqetësuar për emigrimin e shtuar kohët e fundit. 87 përqind e tyre pohuan se korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri. Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 79% e të rriturve, pohuan se çmimet e larta dhe kostot e jetesës janë çështje kryesore të vendit.

Pjesa më e madhe pohojnë se gjendja ekonomike ka mbetur njëlloj ose është përkeqësuar. 53% e qytetarëve mendojnë që drejtuesit bashkiakë po punojnë pak ose aspak për të trajtuar nevojat e banorëve. Janë rikandiduar afro ¾ e bashkiakëve aktualë të mazhorancës. Një numër i madh qytetarësh, nga të gjithë moshat dhe profesionet, madje edhe nga të gjithë shtresat dhe nivelet e jetesës po largohen nga Shqipëria.

Emigrimi është vërtet një shqetësim i madh, sepse ndikon në të gjithë ekonominë, tek forca punëtore, kompanitë kërkojë punëtorë në degët e tyre. Banka Botërore konstaton se për 25% të popullsisë me të ardhura më të ulëta, 70% e të gjithë të ardhurave të tyre shkon vetëm për ushqimin. Pa llogaritur të ardhurat për ilaçet, qiranë e banesës, për energjinë elektrike, taksat, tarifat vendore, etj. Plani i kandidatëve tanë ndihmon shumë për të ulur koston e jetesës. Do ulim taksat vendore që janë rritur në mënyrë marramendëse.”, tha Meta.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top