Meta pas negociatave me PD për listën e kandidatëve: Rëndësi ka fitorja e opozitës!\

Pas takimit me Flamur Nokën ku është folur për listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2025, Ilir Meta u shpreh se ne zgjedhjet e ardhshme do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e PL, por kjo – tha ai- është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar, sepse në radhë të parë e rëndësishme është fitorja e opozitës. Gjatë konferencës për mediat, Meta nuk foli konkretisht për negociatat që janë bërë, për sa deputetë të sigurtë i ka kërkuar Berishës dhe sa ka qenë i gatshëm t’i ofrojë ky i fundit.

Në zgjedhjet e 2021 PD dhe LSI hynë të ndarë në dy lista dhe kjo ishte një nga gabimet që i kushtoi opozitës disa mandate deputetësh. Më e penalizuar ishte LSI që mori gati 110 mijë vota pora vetëm 4 deputetë në të gjithë vendin.

Pyetje: Duke qenë se nuk është arritur një marrëveshje me ju dhe PD. PD në statutin e saj përcakton se lista e deputeteve duke të kalojë në primare, jeni i gatshëm që ë bëheni pjesë e primareve të PD ose të të dyja forcave nëse gjendet një marrëveshje? Do të preferonit listë të hapur apo të mbyllur?

Ilir Meta: Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të rezultatit të opozitës së vërtetë dhe fitores së saj. Respektojmë çdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë. E rëndësishme është fryma e bashkëpunimit dhe fuqizimi i aksionit opozitar.

Pyetje: Për të arritur një rezultat më të mirë opozita, do të preferonit listë të përbashkët apo listë të ndarë?

Ilir Meta: PL në cdo rast do preferonte fitoren e opozitës. Në radhë të dytë vendosjen e fitorës së opozitës si objektiv të përbashkët të gjithë forcave opozitar dhe do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutim luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar.

Meta u shpreh se zgjedhjet e ardhshme jane te rrezikuara për shkak se nuk u bë një reformë zgjedhore.

“Ka qenë një takim miqësor. Është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit që nga përshkallëzimi i protestave duke nisur nga nesër para bashkisë së Tiranës deri tek përshkallëzimi dhe koordinimi i mirë në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar. Natyrisht edhe për të forcuar bashkëpunimin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat si rezultat i mos bërjes për herë të parë të një reformë zgjedhore janë të rrezikuara dhe apelojnë për rritjen e mobilizimit opozitar dhe qytetar për të mbrojtur votën e opozitës. Kështu që jemi takuar dhe do vazhdojmë të takohemi. Ndërkohë PL tashmë ka nisur riorganizimin e saj efektiv në qarkun e Tiranës dhe në shumë qarqe të vendit. Shumë shpejt do delegohen të gjithë anëtarët e kryesisë, anëtarët e KDK që janë në Tiranë sipas zonave dhe njësive deri në cdo qendër votimi për të arritur një rezultat spektakolar në kryeqytet”, tha Meta.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top