Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikatë për mediat deklaroi se PL do të jetë gjithmonë në krye të luftës ndaj regjimit të Ramës.
Meta theksoi se shumë shpejt kryetari i Bashkisë së Tiranës do të jetë jashtë zyrës së tij.
“Partia e Lirisë është në krye të luftës ndaj regjimit. Shumë shpejt kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do ta shohë bashkinë nga jashtë. PL ka vënë përballë emra, që dinë të luftojnë ndaj këtij regjimi. Partia e Lirisë do vijojë edhe me ritme më të shpejta, sepse është e bindur se kush qëndron në vend, ndryshket.
Partia e Lirisë ka kohë që ka dalë me 5 prioritete, që një nga çështjet më të rëndësishme është mbështetja e familjes dhe e nënave të reja. PL do i japë prioritet edhe bujqësisë, ushqimit. Ne kemi program të plotë, që ka të garantuar shtyllën e punësimit dhe e ka të qartë se ku do të investohen fondet, që sot vidhen nga banda e Rilindjes.” – u shpreh Meta.