Meta letër publike Komitetit të Helsinkit: Po më persekutojnë në burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar me një letër publike Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke ngritur akuza të forta për shkelje të të drejtave të tij gjatë qëndrimit në paraburgim në IEVP “Jordan Misja”.

Në letrën e tij, Meta flet për “pengesa të qëllimshme” në dërgimin e korrespondencës, kufizim të ajrosjes, mungesë transparence mbi vendimet disiplinore dhe kufizime në komunikimin me përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe familjarët.

Ai pretendon gjithashtu se po i mohohen të drejta themelore, përfshirë njohjen zyrtare të vendimeve që e prekin dhe të drejtën për ankim, ndërsa ngre akuza për keqinformim të institucioneve monitoruese mbi kushtet e tij të paraburgimit.

Meta e cilëson situatën si “persekutim politik” dhe kërkon trajtim të barabartë me të paraburgosurit e tjerë, si dhe respektim të plotë të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai i kërkon Komitetit Shqiptar të Helsinkit verifikimin e pretendimeve të tij dhe thekson se është i hapur për çdo ballafaqim institucional mbi kushtet e paraburgimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top