Meta gjen tradhtarin e 11 Majit: Dorëzoi listën me 12 mijë votues te PS!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me gazetarët në telefon gjatë kohës që avokati i tij ishte në pritje të kounikimit të akuzave nga SPAK për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA. Në një komunikim audio, Meta u tha gazetarëve që prisnin në oborrin e SPAKse mezi po priste të përballej me prokurorët në sallën e gjyqit, ku do ta presin gazetarë vendas dhe ndërkombëtarë.

Por kur është pyetur për një koment për faktin se nuk arriti të zgjidhej deputet, Meta tha se brenda partisë kishte pasur një tradhtar që i kishte dorëzuar PS-së listën me votuesit e tij.

“I falenderoj të gjithë ata shok e miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata dhe e di sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili dorëzoi listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës për të votuar për Ilir Metën, tek patronazhistët sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, sipas premtimeve të bashkëpuntorëve dhe bashkëpuntoreve të tij” u shpreh Meta.

Meta nuk e specifikoi emrin e “tradhtarit” që i kishte vjedhur listën e votuesve, por është i njohur tashmë fakti se ish-sekretari i përgjithshëm i LSI, Indrit Brahimllari u larguar dhe kandidoi për deputet në radhët e Partisë Socialiste.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top