Meta: Do zgjidhem deputet nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mori pjesë këtë të shtunë në punimet e Konventës së Tiranës të forcës politike që ai drejton.

Përmes një lidhjeje telefonike nga burgu, Meta iu drejtua Konventës së PL, ku shpalosi disa nga pikat e programit politik për Zgjedhjet e Përgjithshme të 11 Majit.

Meta u ndal edhe te akuzat e ngritura nga SPAK, ku sulmoi kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dhe e cilësoi arrestimin e tij si të motivuar politikisht.

Presidenti i PL tha se SPAK-u nuk do të mund ta nxjerrë dot nga politika, pasi në zgjedhjet e 11 majit, nga burgu, ai do të zgjidhet deputeti më i votuar i Kuvendit të Shqipërisë.

“Ilir Metën nuk e përjashton dot nga politika as Rama, as Dumani. Unë e kam nisur fushatën time edhe nga qelia numër 5 dhe do të zgjidhem deputet ndër më të votuarit, edhe me pranga në duar, nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe të gjithë ata që do të votojnë nga Diaspora,” theksoi Meta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top