Meta: Çfarë tregon fushata e anëtarësimeve të reja të PS-së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste është tregues i panikut të lidershipit.

Meta u shpreh se paniku vjen nga manifestimi i 20 shkurtit dhe bashkimit të opozitës, duke e quajtur një fasadë pasi sipas tij qëllimi është grabitja e zgjedhjeve.

“Mendoj se shfaqjet me anëtarësime të reja janë tregues i një paniku të lidershipit të PS-së për manifestimin e jashtëzakonshëm të 20 shkurtit dhe në përgjithësi për një proces bashkimi të opozitës dhe absolutisht që është e qartë që janë fasada pasi i gjithë qëllimi i PS është grabitja e zgjedhjeve. Është një fushatë mashtruese, ku ndihet pakënaqësia mbarë popullore ndaj kësaj qeverie”, u shpreh Meta.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top