Messi, trigolësh në festën me Kupën e botës: Pleshti kalon barrierën e 100 golave por mbetet pas CR7

Nata e ëndrrave për Lionel Messi. Numri 10 i Argjentinës shënoi një trigolësh në pjesën e parë të miqësores kundër skuadrës modeste të Curaçao. Takimi u luajt për të festuar triumfin e Albiceleste në Kupën e Botës. Falë tre golave, Pleshti kaloi 100 golat në karrierën e tij me fanellën bardhekaltër. Fituesit e Kupës së Botës mundën skuadrën e Karaibeve 7-0 në ndeshjen e tyre të dytë pasi fituan trofeun në Katar në dhjetor. Messi ndjek vetëm dy lojtarë në renditje me më shumë gola të shënuar për ekipet kombëtare në ndeshjet konkurruese. Ata janë Cristiano Ronaldo i Portugalisë, me 122 dhe Ali Daei i Iranit, me 109.

 

Messi hapi rezultatin ndaj Curacaos në minutën e 20′ me një goditje me të djathtën nga cepi i zonës, duke arritur shifrën e 100 golave. Nico Gonzalez shtoi një tjetër tre minuta më vonë me një goditje me kokë nga distanca. Messi më pas shënoi golin e tij të 101 për Argjentinën në minutën e 33′ me një goditje-kros në të djathtë të portierit. Trigolëshi personal dhe i 102 në karrierë erdhi në minutën e 37′. Dy minuta më parë ai kishte dhënë asistin për golin e Enzo Fernandez. Shënuan edhe juventini Di Maria dhe Nico Gonzalez i Fiorentinës. Për Pleshtin ky ishte trigolëshi i 57-të i karrierës së tij, i nënti me Albiceleste.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top